Futbollisti shpërthen në lot kur kupton që miku i tij po jeton ditët e fundit (Foto/Video)
Sulmuesi anglez, Jermain Defoe nuk mundi t’i mbaj lotët gjatë prezantimit të tij tek skuadra e Bournemouth, kur foli për mikun e tij gjashtë vjeçar, Bradley Lowery.
Lowery vuan nga një sëmundje e rrallë, e cila po ia merr jetën djaloshit të vogël, transmeton Periskopi.
Defoe ka qenë futbollisti i preferuar i Bradley, me të cilin ai krijoi një marrëdhënie shumë të afërt gjatë dy viteve të fundit.
Ai e vizitonte atë rregullisht në spital dhe vazhdimisht ishin në kontakt.









