Futbollisti i Shqipërisë mbetet i bllokuar në aeroport (Foto)
Futbollisti i përfaqësueses kuqezi ka udhëtuar nga Kalifornia e largët deri në Romë, por aty ka mbetur i bllokuar në aeroport duke kaluar natën në kryeqytetin italian.
Shkak është bërë një grevë e përgjithshme e punonjësve të kompanisë së udhëtimi, me të cilën futbollisti i përfaqësueses kishte planifikuar të udhëtonte drejt vendit tonë.
Ai ka qëndruar për disa orë në aeroport, para se t’i saktësohej nga FSHF se udhëtimi i ri i tij drejt Shqipërisë do të bëhej vetëm sot paradite, ndërsa është sistemuar në hotel për të kaluar natën.
Ky është një problem më shumë për De Biasin, i cili ende nuk ka pasur të gatshëm në stërvitje me grupin as Abrashin me Agollin, të cilët nuk janë në formën e tyre më të mirë.




