Futbollisti shqiptar i shënon gol Inter Miamit të Leo Messit

Futbollisti shqiptar i shënon gol Inter Miamit të Leo Messit

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Adri Mehmeti, ka gjetur rrugën e rrjetës ndaj ekipit të Lionel Messi, Inter Miami.

Në ndeshjen e zhvilluar në orët e para të mëngjesit, Inter Miami barazoi 2:2 ndaj New York Red Bulls.

Ishte pikërisht Mehmeti ai që realizoi golin e barazimit në minutën e 77-të, duke i siguruar një pikë skuadrës së tij.

Mesfushori qendror, i cili mbron ngjyrat e New York Red Bulls në MLS, zotëron nënshtetësi amerikane dhe po vazhdon të lërë gjurmë me paraqitjet e tij.

 

Shpërndaje në: