Futbollisti shqiptar rrëfen tmerrin që përjetoi nga tërmeti në Itali
Altini është futbollist që luan për skuadrën e qytetit dhe ka rrëfyer për tmerrin dhe traumat që kan përjetuar këto ditët e fundit. Italia është goditur nga një tërmet i fuqishëm.
“Ishim në gjumë kur ndohën lëkundjet, dolëm me vrap nga dhomat, ishim shumë të traumatizuar, mendonim se nuk do të mbaronin kurr dridhjet, pasi zgjati gati 5-6 sekonda.
Edhe tani ndodhemi në panik, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Edhe këtë natë do të flemë jashtë, pasi banesat janë të dëmtuara.
Jemi 15 km larg epiqendrës ku u regjistrua tërmeti. Lëkundet e mëngjesit ishin katastrofë, shyqyr që nuk ndodhi në darkë.
Shyqyr Zotit, ka vetëm dëme materiali. Shpresojmë që të mos ketë më dridhje në orët në vazhdim” shprehet Hoxha.
Lojtari shqiptar thekson se janë këshilluar nga ekipet e emergjencës që të mos qëndrojnë në shtëpi, psai rrezikojnë nëse do të ketë tërmete të tjera në vazhdim duke qenë se Italia ditët e fundit është lëkundur disa herë.
“Nuk flemë në darkë, maksimumi 4-5 orë këto 3-4 ditë, pasi rrimë zgjuar nga frika e lëkundjeve ditët e fundit”.
Altin Hoxha është pjesë e ekipit të komunës, ku banon dhe sot pavarësisht tërmetitdo të zbresin në fushë për të zhvilluar ndeshjen e radhës.
Shpresojmë që të mos ndodhin më këto tërmete, pasi që është e tmerrshme” ka përfunduar Hoxha për Report TV. /Periskopi.com



