Futbollisti shqiptar i zë vajzën Diego Simeonës (Foto)
Keidi Bare nuk përjeton të njëjtën ndjesi si shokët e skuadrës së tij në dhomat e zhveshjes së ekipit të dytë. Ai stërvitet me trajnerin e dytë, Germán Burgos, i cili në të ardhmen mund të jetë dhe vjehrri i tij.
Futbollisti shqiptar ka nisur një histori dashurie me vajzën e trajnerit, Florencia, teksa ata kanë bërë publike marrëdhënien e tyre në rrjetet sociale.
Keidi Bare ka debutuar me ekipin e parë në janarin e këtij viti në një ndeshje të Copa del Rey kundër Las Palmas, me siguri duke pasur ndihmën edhe të vjehrrit të ardhshëm, i cili i ka thënë fjalë të mira trajnerit Simeone, shkruan VIP Sport.
20-vjeçari gjatë verës shënoi një gol fantastik në turneun “Audi Cup” ndaj Liverpoolit, por mesa duketai ka vendosur që ta gjejë njeriun e zemrës në Spanjë. Ai shfaqet shpesh herë në rrjetet sociale në dedikimet e të dashurës, e cila është shumë e dashuruar me të. Keidi po përjeton një histori të ngjashme si Aguero, i cili ka pasur si trajner vjehrrin Maradona.









