”Futja e Alves në formacionin e vitit është logjike”
Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel e ka mbrojtur vendimin e FIFA-së që e përfshiu Dani Alvesin në formacionin e vit.
Mbrojtësi brazilian ishte lojtari më i kritikuar, pasi ai sezonin e kaluar luajti 28 ndeshje dhe u eliminua në çerek-finalet e Ligës së Kampionëve. Në Kampionatin Botëror, Alves nuk luajti fare.
”Surprizuese? Jo, është logjike për mua. Ai luajti një top-sezon”.
”Fatkeqësisht, ai ishte dëmtuar para Botërorit. Nëse nuk do ishte, ai do luante për Brazilin”.
”Ai është një lloj lojtari, i cili pritet të jetë pjesë e formacionit të vitit”, deklaroi Tuchel./Periskopi/



