Fyerjet në Kuvendin e Shqpiërisë, Spiropali mbyll seancën
Pas fyerjeve dhe degradimit të debatit në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarja Elisa Spiropali mbylli përfundimisht seancën plenare këtë të enjte.
“Të mbyllet seanca plenare dhe pikat e rendit të ditës të kalojnë në seancën e ardhshme plenare dhe të diskutohen me seriozitetin që duhet. Janë tërhequr të gjitha pikat, shtyhen për mbledhjen tjetër”, tha Spiropali, njofton Topchannel.



