Fytyra dhe reagimi i Lamine Yamal kur u zëvendësua, diçka shkoi keq (VIDEO)

Fytyra dhe reagimi i Lamine Yamal kur u zëvendësua, diçka shkoi keq (VIDEO)

Sulmuesi anësor i Barcelonës, Lamine Yamal nuk e ka pritur mirë zëvendësimin e tij në humbjen ndaj Chelseat të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Barcelona e pati një mbrëmje të keqe të martën pasi u mposht nga Chelsea me rezultat të thellë 3-0, por edhe u dominua gjatë gjithë ndeshjes.

Humbjen e bëri edhe më të lehtë largimi i Ronald Araujos me karton të kuq në fund të pjesës së parë kur rezultati ishte 1-0.

Ky largim i kapitenit bëri që ekipi të fokusohet në mbrojtje dhe të gjitha zëvendësimet e Hansi Flick u bënë për të krijuar balanca mes reparteve.

Njëri nga të larguarit ishte talenti i madh spanjoll, Lamine Yamal, i cili u largua në minutën e 79-të me rezultatin 3-0 në favor të Chelseat.

Lojtari i ri doli nga fusha duke u dukur serioz dhe i pakënaqur, pasi nuk e priti aspak mirë këtë zëvendësim, transmeton telegrafi, përcjell Periskopi.

Në stol, shokët e tij të ekipit u përpoqën ta ngushëllonin pavarësisht rezultatit të pabarabartë.

Videon mund ta shikoni KËTU.

Shpërndaje në: