G Bani viziton varrezat e familjes Jashari në Prekaz
Reperi i njohur shqiptar, G Bani, ka zhvilluar një vizitë të veçantë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke shprehur respektin e tij për sakrificën dhe qëndresën e familjes Jashari.
Gjatë vizitës në këtë vend historik, ai është ndalur pranë varrezave të familjes Jashari dhe ka reflektuar mbi heroizmin e komandantit legjendar Adem Jashari, i cili, së bashku me 56 anëtarë të familjes së tij, u flijua në mars të vitit 1998 për të mos u dorëzuar para forcave serbe.
Artisti, i cili prej vitesh është aktiv në skenën muzikore shqiptare, ka ndarë momente nga vizita përmes rrjeteve sociale.






