Gabby Allen shfaqë shejën e madh në shpinën e saj (Foto)
Ylli favorit për ta fituar show-it ‘Catch Love Island’ ka zbuluar se iu është dashur të bëhet operacion në shpinë në moshën 12 vjeçare.
Valltarja profesionale, e cila është favorite për ta fituar show-in televiziv, ka shkruar një mesazh emocionues para se të futej në shtëpi.
Ajo publikoi në Instafram fotografinë që shihej shpina e saj me shejë të madhe.

Ylli ka treguar se si krahët e saj dhe brinjët e saj ishin duke u deformuar para se ajo të bëhej operacion.

“Ata është dashur të më heqin brinjët, zbrazur mushkërite e mija dhe kanë futur dy shufra të metalit në shtyllën kurrizore. Praktikisht unë jam një robot”, tha ajo.
“Doktorët më kanë japur mundësinë për të vallëzuar përsëri, unë kam fituar një garë pas gjashtë muajsh dhe jam shumë krenare, tani njerëzit më përkrahin, në fillim kisha frikë të dilja në qytet nga turpi dhe abuzimi”, përfundoi ylli televiziv.
Gabby është në lidhje me Marcel dhe që të dytë janë favorit për ta fituar show-in televiziv në Britani ‘Catch Love Island’. /Periskopi/







