Gabimi “fatal” që bëri stafi mjekësor i Real Madridit me gjurin e Mbappes, zbulohen prapaskenat
Stafi mjekësor i Real Madrid bëri një gabim serioz në diagnostikimin e dëmtimit të sulmuesit francez, Kylian Mbappe
Fillimisht, ata kontrolluan gjurin e djathtë dhe i thanë lojtarit se gjithçka ishte në rregull, ndërkohë që dëmtimi real ndodhej në gjurin e majtë, shkruan Insajderi., transmeton Periskopi
Si pasojë e këtij vlerësimi të gabuar, Mbappé u rikthye në fushë dhe vazhdoi të luante, gjë që çoi në përkeqësimin e dëmtimit.
Siç raportojnë mediat në Spanjë, francezi u nervozua javën e kaluar dhe filloi të dyshonte në stafin mjekësor madrilen.
Ka pasur shumë polemika rreth dëmtimit të gjurit të Mbappe-s. Yllin france udhëtoi në Francë për disa ditë për të marrë një mendim të dytë dhe një diagnozë përfundimtare.
“Pata mundësinë të gjeja një diagnozë të mirë në Paris dhe së bashku arritëm të hartonim një plan për t’u rikthyer në nivelin më të mirë me Real Madridin dhe gjithashtu për Kupën e Botës”, tha Mbappe kur u pyet për këtë çështje këtë të hënë.
Mbappe ndihet shumë më mirë tani dhe në fakt është gati të luajë për ekipin kombëtar francez gjatë ndeshjeve të kombëtareve




