Gabimi i rundit të pestë që gati i kushtoi Joshuas me humbje
Kampioni i ri botëror, Anthony Joshua, që zhvilloi një ndeshje për t’u mbajtur në mend në Wembley kundër Wladimir Klitschkos, ka zbuluar për mediat britanike një gabim që sipas tij, mund t’i ketë kushtuar me humbje të shtunën.
Britaniku dukej se do të përfundonte meçin kur e rrëzoi ukrainasin në rundin e pestë, por vetëm 90 sekonda më vonë, ishte vetë Joshua në tokë duke rrezikuar seriozisht duelin e karrierës.
Entuziazmi nga veprimi i tij duket të ketë shpërqendruar nga rreziku që i kanosej prej një boksieri me përvojë siç është Klitschko.
“E dija që mund ta përfundoja duelin në rundet e para, dhe rasti erdhi në rundin e pestë. Kur e rrëzova atë, thirrjet e tifozëve më ngritën shpatullat në ajër, dhe unë mendova se ai nuk do të ngritej më për të vazhduar duelin”, ka thënë ai.
Poshtu, Joshua ka thënë se në momentin kur ka rrëzuar ukrainasin përtokë, “kam bërë shumë grushtime” që i kanë shpenzuar energjinë./Insajderi.com
https://www.youtube.com/watch?v=ZQuHYLfuHSs



