A gaboi Ajeti me këtë vendim?
Pescara, Crotone dhe Empoli janë interesuar në klubin “granada” për huazimin e 23-vjeçarit. Të 3 këto skuadra, që janë në garën për mbijetesën në elitën e futbollit italian dhe Ajeti do ta kishte të sigurt vendin e titullarit.
Por, sipas asaj që shkruajnë mediat italiane pranë klubit torinez, Ajeti është i vendosur t’i luaje të gjitha kartat për të qëndruar dhe fituar një vend titullari.
Gjithçka do të varet edhe nga lëvizjet e klubit në merkato, që në rast të përforcimeve në repartin difensiv mund ti këshillonte lojtarit të huazohej në një tjetër ekip.



