Gadafi kishte qenë shumë afër blerjes së klubit të Manchester United

Gadafi kishte qenë shumë afër blerjes së klubit të Manchester United

Presidenti i klubit të Cardifit ka rrëfyer një histori mjaft interesante e cila daton në vitin 2000. Rrëfimin e tij ai e ka bërë për Sunday Times, duke treguar se koloneli libian, Muammar Gadafi ishte shumë afër që të bëhej aksionarë në klubin anglez të Manchester United.

Kjo gjë ishte shumë afër që të ndodhte kur pronarët e klubit të Man.Udt ishin duke kërkuar aksioner të rinj për klubin, pas disa telasheve të shfaqura, dhe për këtë arsye rruga që Gadaf të kyçej në klubin e ‘Djave të Kuq” ishte e hapur, shkruan L’Equipe, transmeton Periskopi.

“Njerëzit nuk e kuptonin që Gadafi ishte shumë afër që ta blente klubin, ishte vetëm çështje orësh” deklaron Mehmet Dalman, presidenti aktual i Cardiff City.

Dalman tregon se si kishte udhëtuar më një aeroplan privat drejt Libisë për t’u takuar me Gadafin, ku kishin diskutuar rreth  mundësisë së blerjes së Manchester United.

Dalman tregon se i kishte thënë Gadafit që nëse e blen ekipin e Manchester United, ke blerë “Kishën e Anglisë”,  pasi ata janë një fe në vete, shkruan Periskopi.

Dalman teksa jep detaje nga takimi, tregon se Gadafit nuk i interesonte shumë çmimi, vetëm ngutej që një gjë e tillë të ndodhte.

Megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi kurr, pasi aksionet në fjalë u blenë në vitin 2005 nga Malcom Glazer për 790 milionë funte.

Manchester United është klubi më i “shtrenjtë” në treg, që llogaritet në më shumë se 3 miliardë euro. Gadafi  vdiq në moshën 69 vjeçare në tetor 2011, gjatë luftës civile libiane, u kap dhe u vra afër qytetit Sirte./Periskopi/

Shpërndaje në: