“Gadimja ec përpara”- Imri Ahmeti mban tubim në fshatin Gadime të Lipjanit

“Gadimja ec përpara”- Imri Ahmeti mban tubim në fshatin Gadime të Lipjanit

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar fshatin Gadime ku është pritur me entuziazëm nga banorët dhe përfaqësuesit lokalë.

Fillimisht i planifikuar si takim i zakonshëm me kryesinë për një kafe, vizita u shndërrua në një tubim spontan, ku qytetarët shprehën përkrahjen e tyre për kandidaturën e Ahmetit.

“Prita të pi një kafe me kryesinë, por i gjeta sikur me mbajt tubim,” ka deklaruar Ahmeti, i impresionuar nga përkrahja masive në këtë fshat të njohur të komunës.

Me moton “Gadimja ec përpara!” dhe numrin 113, Imri Ahmeti vazhdon fushatën zgjedhore duke u fokusuar në bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe angazhime konkrete për zhvillimin lokal.

Shpërndaje në: