Galatasaray fiton kampionatin turk për herë të 21-të (Foto)
Sot ka përfunduar kampionati turk i cili ishte mjaft interesant këtë sezon
Galatasary u shpall kampion i Turqisë në garën e ashpër të cilën e ka zhvilluar nga fillimi me Fenerbahce, Basaksehir dhe Besiktas, transmeton Periskopi.
Në ndeshjen e fundit për këtë edicion të përzgjedhurit e Fatih Terim mposhtën Goztepe me rezultat 1:0 në udhëtim.
Galata si kampion mblodhi 75 pikë pas 34 ndeshjeve, ndërsa vendi dytë i takon Fenerbahces me 72 pikë. Besiktasi i cili ishte kampion sezonin e kaluar, këtë edicion përfundoi në vendin e katërt me 71pikë.
Ky është titulli i 21-të në historinë e klubit të Galatasaryt. /Periskopi/




