Galatasaray zyrtarizon transferimin e Gundoganit, zbulon edhe pagën e tij
Klubi turk, Galatasaray ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Ilkay Gundogan nga Manchester City.
Kampioni turk nuk ka qëndruar duarkryq këtë verë, pasi ka bërë disa transferime të mëdha për të konfirmuar përsëri titullin dhe për të qenë konkurrues në Ligën e Kampionëve.
Transferimi i tyre i fundit i madh është reprezentuesi gjerman, Gundogan, i cili ka qenë shumë i suksesshëm në të kaluarën me Borussia Dortmund, Manchester Cityn dhe Barcelonën, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
✍️ İlkay Gündoğan, Galatasaray’da! 💛❤️ pic.twitter.com/04COaf2Ud0
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) September 2, 2025
“Është arritur një marrëveshje me Manchester City Football Club për transferimin falas të futbollistit profesionist İlkay Gundogan”.
“Është nënshkruar një kontratë me lojtarin, e vlefshme deri në fund të sezonit 2026/2027, sipas kushteve të mëposhtme”:
“Një tarifë e garantuar sezonale prej 4,500,000 euro neto do të paguhet për sezonin 2025-2026, dhe 4,500,000 € neto për sezonin 2026-2027”, thuhet në njoftim./Periskopi/
Profesyonel futbolcu İlkay Gündoğan’ın bedelsiz transferi konusunda Manchester City Football Club Limited ile anlaşmaya varılmıştır.
Futbolcu ile 2026/2027 sezonu sonuna kadar geçerli olmak üzere aşağıdaki şartlarda sözleşme imzalanmıştır:
2025-2026 sezonu için net 4.500.000… pic.twitter.com/ywNvMEW3VL
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) September 2, 2025



