“Game of Thrones” humbet një prej aktorëve të tij

“Game of Thrones” humbet një prej aktorëve të tij

Ai ka luajtur rolin e Maester Aemon në seritë e “HBO”-së dhe të Grouty në “sitcom”-in televiziv britanik. Mes roleve të tjera të tij përfshihen edhe shfaqjet televizive, “Citizen Smith”, “Chancer” dhe “Our Friends in the North”.

Agjenti i tij Sally Long-Innes konfirmoi ndarjen nga jeta të Peter Vaughan rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm, duke shtuar se vdekja e tij ishte e paqtë dhe i rrethuar nga familja e tij.

Vaughan nisi të aktronte në vitet ’50, ndërsa u bë një figurë e shquar për shkak se luajti një sërë rolesh mbështetëse në skenë, televizion, radio apo edhe film. Ai është specializuar në rolet karakter dhe me fuqi të shumëfishta, si oficer policie, agjent sekret apo plakut autoritar.

Vaughan e përshkruante vetveten si një aktor karakteresh dhe thoshte se nuk e shihte të mundur të luante në role romantike.

1481043080__92855584_vaughan_oliver 1481043070__92854252_vaughan_bleak_bbc84

Shpërndaje në: