‘Gangsterja’ në veprim, këto foto tregojnë që Aurela Gaçe është kopje e së ëmës
Aurela Gaçe e ka thënë disa herë që, edhe pse ka marrë nga të dy prindërit, nga energjia dhe grinta, i ngjan së ëmës.
Nëse i ati është një burrë i qetë, pak i rezervuar ndaj ndryshimeve, që i pëlqen të merret me punët e tij dhe të krijojë gjithfarë gjërash, siç tha Aurela te Xing me Ermalin, e ëma është gruaja e veprimit, që guxon dhe e thotë në çdo rast me zë të lartë mendimin e saj.
Jemi të sigurt që po mendoni për Aurelën, por në të vërtetë po flasim për të ëmën. Në fillim ka qenë ajo dhe pastaj ka ardhur e bija.
Dhe nuk do ju lëmë ta fantazoni shumë këtë ngjashmëri. Shihni këto foto dhe do vërtetoni që ato janë shumë të ngjashme. Në pamje po e po, por edhe në veprimet që tregojnë më shumë sesa fjalët energjinë dhe ekspresivitetin.
Aurela Gaçe, e diplomuar për aktrim, është shumë e aftë në imitime dhe me siguri do mund ta imitonte edhe mamanë e saj, por shihet qartë që nuk e ka të nevojshme. I ngjan si të ishte fotokopja e saj.






