Gani Koci del këmbëzbathur në mes të borës, thotë se e ka ‘marak të moçëm’ (Foto)

Gani Koci del këmbëzbathur në mes të borës, thotë se e ka ‘marak të moçëm’ (Foto)

Zëvendësministri i Qeverisë Haradinaj nga radhët e PDK-së, Gani Koci siç duket i është gëzuar reshjeve të borës, të cilat pas disa muajve zbardhën territorin e Kosovës.

Koci përmes disa fotografive të postuara në Facebook ka treguar se e ka në qejf që dalë këmbëzbathur në mes të borës.  Madje ai është ulur edhe këmbëkryq, me gjasë në oborrin e shtëpisë së tij.

‘’Maraku i moçëm! Këmbëzbathur edhe nëpër borë’’, ka shkruar Koci.

Gani Koci është  anëtar i Kryesisë së PDK-së dhe zëvendësministri i 75 në Qeverinë e Kosovës./Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: