Gani Koci për Fjolla Morinën: Striptiz në sheshin ‘Adem Jashari’, çelu tokë e përbina
Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ka reaguar ashpër për koncertin e mbrëmshëm në Skenderaj, nikoqire e të cilit ishte Fjolla Morina.
Koci ka shpërndarë fotografitë e Fjolla Morinës në Facebook, ku shkruan “Çelu tokë e përbina”

Fjolla Morina mbrëmë ka arritur “kulmin” e famës në Skenderaj.
Për paraqitjen e saj gati erotike atje kanë folur të gjithë përfshirë njerëz të politikës.
Nga reagimet e shumta për Fjollën, askush nuk e përmendi se si ka kënduar, fokusi ishte te veshja dhe lëvizjet skenike të saj që paraqisnin performancë +18, e që binin në kundërshtim me grupmoshën e audiencës.



