Garonin me vetura nëpër Prizren, dy shoferë dënohen me nga 500 euro secili
Policia ka njoftuar se dy persona janë gjobitur, pasi të njëjtit kanë bërë gara me vetura nëpër Prizren.
Në njoftimi e policisë bëhet e ditur se fillimisht secilit i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh dhe masë ndaluese për drejtimin e automjetit për 12 muaj.
Ndërkaq, pas pranimit të kundërvajtjes nga personat e përfshirë, masa e ndalimit të patentë shoferit është konvertuar në gjobë shtesë prej 500 eurosh për secilin, duke e çuar shumën totale të gjobës në 1 mijë euro për secilin.



