Gashi asiston në fitore (Video)
Shkëlzen Gashi ka rikthyer formën më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë titullar si gjithnjë për ekipin e tij Colorado Rapids.
Colorado arriti fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj Sporting Kansas duke u ngjitur ngadalë në tabelë.
Në fakt Gashi ishte ndër më meritorët në këtë fitore pasi asistoi tek goli i vetëm në ndeshje i shënuar në minutën e 11-të nga Kortne Ford.
Me këtë fitore, skuadra e sulmuesit shqiptar ngjitet në kuotën e 10 pikëve të grumbulluara në 12 ndeshje duke mbetur në vendin e fundit të Konferencës së Perëndimit.
https://www.facebook.com/coloradorapids/videos/10155286560161091/



