Gashi ‘bombardon’ portën e New York Cityt

Gashi ‘bombardon’ portën e New York Cityt

Sulmuesi shqiptar, Shkelzen Gashi ka vazhduar me formën e tij të lartë në ligën MLS në Amerikë.

Ai shënoi golin e nderit në humbjen prej 5-1 të Colorado Rapids kundër New York Cityt, transmeton Koha.net.

Gashi shënoi një gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 90+2’.

Në këtë ndeshje bëri historinë për ekipin e New York Cityt mesfushori i mirënjohur anglez, Frank Lampard duke shënuar hetrikun e parë në histori të këtij klubi.

 

Shpërndaje në: