Gashi: Nuk po dihet a janë 78 apo 81 vota për Demarkacionin

Gashi: Nuk po dihet a janë 78 apo 81 vota për Demarkacionin

Analisti Astrit Gashi ka thënë se dilema e parë dhe më e rëndësishme për seancën e sotme në të cilën në rend dite është Demarkacioni, është se a do të ketë vota të mjaftueshme që të hidhet në votim kjo marrëveshje, shkruan Periskopi.

Për televizionin publik, ai tha se nga informatat e tij, ende s’ka siguri se do të ketë numër të mjaftueshëm të votave për Demarkacionin.

“Nga bisedimet që i kam pasur me partitë politike, dikush thotë se janë 78 vota për Demarkacionin, e dikush tjetër thotë se janë 81. Është shumë e paqartë dhe tensionuese se çfarë do të ndodh. Ka pasur raste kur situata ka mundur të eskalojë. Nuk dihet ende saktë se a do të ketë seancë për Demarkacionin. Disa herë është thirr e është tërhequr seanca. Është momenti i fundit që të kalojë”, ka thënë Gashi.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka caktuar seancën për Demarkacion për sot në orën 16:00, ndërsa ende nuk dihet nëse do të hidhet në votim kjo marrëveshje, pasi koalicioni qeverisës nuk i ka siguruar votat e mjaftueshme./Periskopi

 

Shpërndaje në: