Gashi pas vendimit të Kushtueses: Shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetues ku kjo e fundit ka konstatuar se kryesues i seancës konstituive nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025.
Gashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Kushtetuesja ka konfirmuar shkeljen nga ana e Avni Deharit, duke sqaruar se i njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se tre herë, se deputetët nuk mund të fshihen dhe duhet të marrin pjesë në votim, si dhe se votimi është i hapur për qytetarët.
Sipas Gashit, ky vendim është “një shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët”, duke shtuar se demokracia mbahet me respektimin e ligjit, jo me “lojëra procedurale”.
Postimi i plotë:
Vendos Gjykata Kushtetuese: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur



