Gattuso e ofendon në lidhje direkte, reagimi i Kessie thotë shumë (Video)
“Kessie është një dhi”, kështu ka thënë trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, në përfundim të ndeshjes kundër Genoas, ku Kuqezinjtë fituan 2-1 të mërkurën në mbrëmje, sfidë e mbetur që nga gushti i këtij viti.
Trajneri i “Djallit” ka përdorur një shprehje të bërë të famshme nga Vittorio Sgarbi, kritik arti i njohur italian, i famshëm për shpërthimet e tij në studiot televizive.
“Duhej të kishte qëndruar më brenda fushës”, ka shtuar trajnerit, “dhe duhej të kishte ndihmuar më shumë Suson”.
Problemi është se futbollisti, i cili ka qenë gjithashtu në lidhje direkte në momentin e deklaratës, nuk i ka marrë aspak mirë fjalët e trajnerit, kjo kuptohet edhe nga reagimi në videon e shkurtër që mund ta shikoni më poshtë.
#Gattuso “#Kessie è una capra” VOLO #MilanGenoa pic.twitter.com/Yh8zTv1zGx
— I cross di Candreva (@CrossDiCandreva) October 31, 2018



