Gattuso flet për mundësinë e transferimit të Fabregas te Milan
Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka zbuluar se nuk mund të jetë e mundur që skuadra e tij të nënshkruajë me mesfushorin e Chelseat Cesc Fabregas.
31-vjeçari ka luajtur vetëm pesë ndeshje në Premier Ligë këtë sezon, me shumicën e paraqitjeve të tij për ‘Blutë’ që janë në ndeshjet e Kupës. Kontrata e Fabregasit në Stamford Bridge skadon në verë dhe si rezultat, ai mund të largohet nga klubi pas pesë sezonesh, përcjell Periskopi.
Gattuso ka shprehur në mënyrë të përsëritur interesin e tij për fituesin e Kupës së Botës, por beson se kufizimet financiare të Fair Play mund të ndalojnë klubin të sjellë mesfushorin në Itali.

”Ne kemi sanksione. Ne nuk mund të bëjmë atë që duam”, tha Gattuso për DAZN.
“Klubi ka qenë i qartë. Fabregas? ka figura të rëndësishme të përfshira”.
Në anën tjetër, trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri dje ka deklaruar se dëshiron që mesfushori spanjoll të qëndroj në ‘Stamford Bridge’. /Periskopi



