Gattuso hidhërohet me këtë futbollist

Gattuso hidhërohet me këtë futbollist

Gonzalo Higuain raportohet se i ka kërkuar Gennaro Gattusos që mos ta përfshijë në udhëtimin e skuadrës së Milan në Genoa të hënën, një gjë që e ka acaruar trajnerin e Milanit

Higuain nuk është ftuar për ndeshjen që do të zhvillohet sot në Marassi, por sipas Gazzetta dello Sport dhe Corriere della Sera arsyeja e kësaj mungese të sulmuesit është pikërisht vet ai.

Kjo ka bërë që trajneri i kuqezinjve të jetë i frustruar gjatë udhëtimit në Genoa, pasi që ai rregullisht e ka mbrojtur sulmuesin 31 vjeçar nga kritikat, transmeton Periskopi.

Gazeta shton që Milan janë duke konsideruar dënimin e Higuain por fillimisht nuk dëshirojnë që të tensionojnë “shumë” situatën para ndeshjes me Genoan.

I huazuari nga Juventusi pritet që ti bashkohet Chelsea, i cili mund të luaj këtë të enjte kundër Tottenhamit në gjysmëfinale të Kupës së Ligës, apo Carabao Cup në Angli./Periskopi/

Shpërndaje në: