Gattuso: Interi ishte më i mirë, nuk e fajësoj Donnarumman
Trajneri i Milanit ka analizuar ndeshjen pas disfatës nga Interi.
Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso foli pas humbjes në derbi me Interin për mediat, ku e pranoi se zikaltërit e merituan më shumë se kuqezinjtë fitoren.
Gjithsesi trajneri tregon se pendimi i vetëm është se në 15 minutat e fundit skuadra e tij kishte shumë mundësi për të kundërsulmuar, por nuk i shfrytëzoi siç duhet.
Ai po ashtu nuk deshi ta fajësonte portierin Gianluigi Donnarumma për gabimin që bëri në golin e realizuar nga Mauro Icardi.
“Interi padyshim që e meritoi më shumë se ne, por nëse kjo ndeshje do të ishte mbyllur 0-0, mund të kishim shumë gjëra pozitive për të thënë. Luajtëm një lojë fizike që nuk na pëlqen ta luajmë, por e bëmë mirë”, tha Gattuso.
“Pendimi im i vetëm është se në 15 minutat e fundit kishim shumë mundësi për të kundërsulmuam por nuk i shfrytëzuam siç duhet”.
“Të gjithë kanë bërë gabime në mbrojtje, Abate nuk mbylli hapësirën e pasimit, Musachio nuk e lexoi mirë krosimin. Ndeshjen e humbëm së bashku, jo vetëm për fajin e Donnarummës”, përfundoi trajneri i Milanit.



