Gattuso: Më pëlqen vendi i katërt në tabelë
Trajneri i Milanit është shprehur shumë i kënaqur pas fitores së mbrëmshme ndaj Genoas. Milani ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Serie A, ndonëse me shumë vështirësi mposhti Genoan, pas një goli të Alessio Romagnolit në sekondat e fundit të ndeshjes.
Me këto tri pikë skuadra rossonere është në zonën e Ligës së Kampionëve, pasi ka 18 pikë, aq sa edhe Lazio.
Gennaro Gattuso është ndarë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij.
“Nuk reaguam mirë pasi krijuam epërsinë prej 1-0”, tha Gattuso.
“Bëmë disa gabime në kundërsulm, por edhe krijuam raste sidomos pas golit të tyre”.
“Tani jemi në pozitën e katërt dhe ky vend më pëlqen. Duam të qëndrojmë sa më lart në tabelë”, theksoi ai.



