Gattuso: Nuk shkojmë në Londër për të pushuar
Gennaro Gatusso beson se skuadra e tij mund të kualifikohet tutje në Europa League pavarësisht se ndeshjen e parë në ‘San Siro’ e humbi me rezultat 2:0 nga Arsenali
Milani është këndellur nën urdhërat e trajnerit italian ku po ka sukses në ndeshjet e Serie A, derisa në Europa League është afër eliminmit pasi skuadra e tij u mposhtë 2:0 nga Arsenali, shkruan Periskopi.
Por, Gatusso nuk është dorëzuar akoma dhe ka thënë që nuk shkon në Londër për të pushuar, por për të arritur rezultat.
“Ne akoma kemi 30 përqind për të kaluar tutje dhe ne nuk shkojmë në Londër për pushim. Ne duhet t’i respektojmë ngjyrat e fanellave tona dhe të tentojmë më të mirën,” ka thënë Gatusso.
Ndeshja e dytë ndërmjet Arsenalit dhe Milanit do të luhet të enjten me fillim nga ora 21:05 në ‘Emirates’.



