Gattuso pas humbjes me Betisin: Po luajmë me frikë
Trajneri i Milanit e di se vendi i tij i punës është në rrezik.
Milani pësoi humbjen e dytë në pak ditë, teksa u mposht nga Real Betis në San Siro në ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Evropës.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri, Gennaro Gattuso pranoi se skuadra e tij nuk është duke luajtur në nivelin e duhur.
“Kemi humbur busullën dhe pikat tona të forta. Vuajmë të kontrollojmë topin dhe shfaqim shumë frikë”, tha Gattuso.
“Në vend që të shohim përpara, kthehemi gjithmonë pas dhe për më tepër, thyhemi shumë lehtë në mbrojtje”
“Duhet të punojmë për të gjetur zgjidhjet e duhura dhe për të lënë pas këtë situatë”.
“Problemi ynë më i madh është mungesa e personalitetit dhe fakti që luajmë me frikë”, tha trajneri i Milanit.



