Gazeta e famshme gjermane tregon se kush e meritoi fitoren (FOTO)

Gazeta e famshme gjermane tregon se kush e meritoi fitoren (FOTO)

Gazeta gjermane Bild e ka konsideruar si të pastër dhe të bindshme fitoren e Arthur Abraham ndaj Robin Krasniqit, e cila u zhvillua mbrëmë dhe ishte e vlefshme për kategorinë super të mesme.

“Abraham i bën rrugë vetës drejt luftës për titull Kampion Bote”, është titulli i gazetës gjermane Bild, në versionin online të saj.

Bild raporton se fitorja e Abraham ishte e bindshme, njofton Insajderi.

Për humbjen e Krasniqit ka reaguar edhe legjenda e boksit Luan Krasniqi, i cili ka thënë se Abraham ka fituar me meritë.

Shpërndaje në: