Gazeta njohur franceze: Fadil Vokrri, arkitetki i njohjes së vendit të tij në UEFA dhe FIFA
Edhe gazeta e njohur franceze ‘L’EQUIPE’ ka raportuar për vdekjen e Fadil Vokrrit
Legjenda e futbollit kosovar ndërroi jetë sot rreth orës 11:00, ndërsa ky lajm bëri bujë të madhe në gjithë botën, shkruan Periskopi.
Edhe ballina e gazetës së njohur franceze ‘L’EQUIPE’ ka shkruar për Vokrrin, i cili një kohë kishte luajtur një sezon në Francë për skuadrën e Nimes.
“Kosovo: Fadil Vokrri, arkitketi i njohjes së vendit të tij në UEFA dhe FIFA, ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare,” shkruan ‘L’EQUIPE’. /Periskopi/




