Gazeta zviceriane pyet ndjekësit për Shaqirin, komente negative e me ironi
Gazeta më e madhe në Zvicër, Blick, ka shkëputur një pjesë nga intervista e fundit e Xherdan Shaqirit ku ai shprehet se meriton më shumë respekt pasi është edhe fitues i Ligës së Kampionëve me Bayern.
Për këtë mediumi zviceran ka pyetur online ndjekësit nëse meriton Shaqiri më shumë respekt apo jo.
Reagim i ndjekësve duket i pabesueshëm, komente negative me ironi të plotë ndaj një djaloshi që ka ngritur shumë vlerat e futbollit zvicerian, shkruan Periskopi.
Këto janë disa nga komentet e ndjekësve të Blick:
”Pse meriton ai më shumë respekt? Ai fiton shumë para e kur vjen të luaj për Zvicrën as himnin nuk di ta keëndoj.“
”Shaqiri që bën shqiponjën kërkon më shumë respekt?“.
”Çfarë respekti më shumë kërkon Shaqiri, askund nuk ka pasur karrierë të mireë, po te Zvicra çfarë ka bëreë“?
”Ai e ka humbur respektin tim që kur i erdhi në mendje të bëj shqiponjën“.
”Nga ne (njerëzit që jetojmë në male) nuk mund ti japim më shumë respekt“.
”Mos ndoshta duhet të vendosim një ditë feste kombëtare ku të vishemi të gjithë si Shaqiri?!“
E kështu si Xherdani ka dhe do të ketë edhe shumë futbollist të tjerë, që do zgjedhin një kombëtare ‘artificiale’, që pas një kohe do ofendohen dhe do refuzojnë kombëtaret e vendlindjeve të tyre./Periskopi/




