Gazetarët frymëzohen nga Haradinaj, vrapojnë në emision (Video)
Një vrapim i çuditshëm i kryeministrit Ramush Haradinaj në sheshin Skënderbeu, është bërë temë në të gjitha mediat vendore.
Por jo vetëm kaq. Pasi ky vrapim edhe ka motivuar disa të tjerë, shkruan gazetametro.net.
Kanë qenë gazetarët e Klan Kosovës ata që janë motivuar nga kryeministri dhe kanë vrapuar në emision live këtë mëngjes.
Një herë e nisi njëri, e më pas iu bashkangjit i gjithë stafi i emisionit, ngjashëm si në ngjarjen e djeshme kur këshilltarët e kryeministrit iu bashkuan vrapit të tij.



