Gazetarët në Itali tallen me ‘zbarkimin’ e Moggit në Shqipëri
Në mediat italiane ka bërë shumë bujë afrimi i ish-drejtuesit të Juventusit, Luçiano Moggi te Partizani, për t’u kthyer përsëri në një rol aktiv në futboll.
Gazetari i njohur italian i rrjetit “Mediaset”, Mauricio Pistoki, nuk ka kursyer ironinë pas publikimit të këtij lajmi me një mesazh të qartë në Twitter.
Pistoki ka qenë gjithmonë një kritik i Moggit dhe ndër zërat që kanë kundërshtuar vazhdimisht pretendimet e ish-drejtuesit të Juventusit se e meritonte të kthehej në futbollin aktiv.



