Gazetari i kërkon falje Ariana Grandes

Gazetari i kërkon falje Ariana Grandes

Piers Morgan i ka kërkuar falje Ariana Grande’s pasi ai e kritikoi atë për largimin nga Mbretëria e Bashkuar menjëherë pas sulmit në koncertin e saj në Mançester Arena, muajin e kaluar, transmeton Klan Kosova.

Gazteari 52-vjeçar shfrytëzoi llogarinë e tij në Twitter për t’i kërkuar falje këngëtares që e gjykoi atë.

“Unë kam gjykuar keq @ArianaGRande dhe të kërkoj falje”, ka shkruar Piers së bashku me një fotografi të Ariana’s duke kënduar me korin e fëmijëve gjatë koncertit të përfitimeve “One Love Manchester”. “Ti je një njeri i mrekullueshëm dhe kjo është një natë e mrekullueshme. Respekt”.

Koncerti i Ariana Grande’s tashmë ka mbledhur mbi 12 milionë dollarë.

Shpërndaje në: