Gazetari kosovar i ‘propozon’ martesë Rita Orës, kjo ishte përgjigja e saj (Foto)

Gazetari kosovar i ‘propozon’ martesë Rita Orës, kjo ishte përgjigja e saj (Foto)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora po mban konferencë për media, pas arritjes së saj në Kosovë.

Gjatë konferencës, ajo u shpreh e lumtur që ka arritur të vijë në Kosovë për 10 vjetorin e Pavarësisë.

Gazetari i RTV Dukagjinit mori fjalën gjatë konferencës për t’i bërë një pyetje Rita Orës.

“Fillimisht faleminderit që ke ardh në Kosovë. Unë kam një pyetje të mirë. Do të martohesh me mua”, tha ai, teksa të gjithë qeshën.

Më pas këngëtarja kosovare Ora qeshi me pyetjen e tij, teksa tha se nuk di si t’i përgjigjet.

“Nuk e di. Ndoshta do të kishte qenë më mirë fillimisht të dalim në një takim”, i tha ajo./Periskopi  

Shpërndaje në: