Gazetari i njohur tallet keq me Pique rreth fotografisë me Neymarin (Foto)
Neymar është destinuar për t’u bërë transferimi më i madh i kësaj vere.
Braziliani sot është përshëndetur me shokët e skuadrës te Barcelona, para se ta marrë rrugën drejtë Francës, për t’iu bashkuar PSG-së për 222 milionë euro.
Pas dhënies së lajmit se Neymar është liruar nga stërvitjet nga Barcelona për të kompletuar transferimin te PSG, ka reaguar edhe Juanma Rodriguez, njohës i sportit në Spanjë.

Ai është tallur me postimin e Piques, ku javë më parë në rrjetet sociale kishte postuar një fotografi me Neymarin, me përshkrimin se po qëndron.
“Ai po shkon Pique, po shkon”, është titulli që Rodriguez i ka vendosur shkrimit të tij.



