Gazetari përdor ‘Google Translate’ për t’i bërë pyetje Griezmannit
Gazetarët gjatë një konference për shtyp me Griezmann në Kupën e Botës u urdhëruan që të bënin pyetje në gjuhën frënge për të shmangur pyetjet që lidheshin me një largim të mundshëm nga Atletico Madrid.
Por gazetari Pedro Morata e gjen një mënyrë të veçantë për t’i bërë pyetje Griezmannit, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.
Gazetari përdori telefonin e tij për të vënë në funksion ‘Google Translate’, dhe pyetja e tij ishte po ajo që parashikohej: “Dua të ju pyes nëse ju do të merrni një vendim për të qëndruar tek Atletico Madrid apo të shkoni drejt Barcelonës”.
Pas pyetjes menjëherë ndërhyn asistenti i Griesmann i cili mundohet të injorojë pyetjen e gazetarit, por ylli francez nuk ndalet së qeshuri./Periskopi/
Video:



