Gazetari Sokol Balla paraqitet në SPAK

Gazetari Sokol Balla paraqitet në SPAK

Gazetari dhe Drejtori i Përgjithshëm i televizionit “ABC NEWS” Sokol Balla, është paraqitur sot në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, (SPAK).

Balla është thërritur për tu marrë në pyetje lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj ish-bashkëshortes së tij, Belinda Balluku.

Sokol Balla është ftuar nga prokurori Dritan Prençi, dhe po merret në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Gazetari ka dalë nga ambientet e SPAK ku u mor në pyetje prej më shumë se 1 orë, Balla nuk ka folur asnjë fjalë për mediat.

Kujtojmë se Sokol Balla, më parë ka qënë bashkëshorti i Belinda Ballukut.

Megjithëse ata kanë qënë të divorcuar, marrëdhënia e tyre ka pasur vijueshmëri.

Nga kjo marrëdhënie Sokol Balla dyshohet se ka përfituar disa pasuri të dyshimta, nga biznesmenë të ndryshëm në Tiranë, që përfitonin tendera nga Belinda Balluku.

 

Shpërndaje në: