Gazetari vritet pasi zbuloi korrupsionin në futboll

Gazetari vritet pasi zbuloi korrupsionin në futboll

Policia në Gana ka njoftuar se një gazetar hulumtues i cili kishte zbuluar korrupsionin në futboll është vrarë.

Siç raportohet, gazetari Ahmed Hussein u vra natën e kaluar, pasi sulmuesi ishte në motor dhe me pistoletë e goditi në gjoks dhe në qafë, transmeton Periskopi.

Husseini ishte pjesë e ekipit të gazetarëve në një mision sekret të udhëhequr nga Anas Aremejav Anas, një gazetar i njohur hulumtues në Ganë.

Anas konfirmoi vdekjen e tij në rrjetet sociale.

“Lajme të këqija, por as këto nuk do të na heshtin. Prehu në paqe”, shkroi ai.

Puna e gazetarit bëri që Quasis Njantaki, atëherë anëtar i Këshillit, njeriu i dytë më i fuqishëm i futbollit afrikan, u pezullua nga futbolli për ryshfet dhe korrupsionin tetorin e kaluar. /Periskopi

Shpërndaje në: