Gazetarja shfaq urrejtje ndaj myslimanëve, reagon modelja e njohur

Gazetarja shfaq urrejtje ndaj myslimanëve, reagon modelja e njohur

Ngjarja e sulmit të ISIS në Nju Jork ditën e martë, ku mbetën të vdekur 8 persona i tronditi të gjithë. Një koment i gazetares amerikane që shihte femra të veshura me shami në rrugë ka bërë që modelja e njohur, Gigi Hadid ta ofendojë.

“Myslimanët dalin në Nju Jork, aty ku ndodhi sulmi i ISIS duke ecur me hixhab në kokë sikur nuk ka ndodhur asgjë,” – shkruajti Laura Loomer në një postim në Tëitter.

Gigi, e cila u vlerësua si ‘Femra e Vitit’ nuk mund ta anashkalonte këtë gjë dhe i ktheu një përgjigje ku nuk harroi edhe ofendimet.

“Laura, e urrej të të jap vëmendje por duhet të të them se je e metë,” – shkruajti 22-vjecarja.

Dihet se modelja amerikane ka lindur nga prindër që i përkasin fesë myslimane dhe ky koment mund ta ketë prekur tepër.

/oranews.tv/

Shpërndaje në: