Gazi ia keqëson gjendjen Ramiz Kelmendit, por thotë se nuk dorëzohet

Gazi ia keqëson gjendjen Ramiz Kelmendit, por thotë se nuk dorëzohet

Gazi lotsjellës siç duket ka ndikuar keq në shëndetin e deputetit të Kuvendit të LDK-së, Ramiz Kelmendi. Ai për Express ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është rënduar pak pas hedhjes së gazit.

Megjithëkëtë, Kelmendi thotë se do të jetë në vazhdimin e seancës. “Nuk heq lehtë dorë”, thotë ai
“Më bëri dëm gazi. Ndikoi tek unë më shumë se herave të tjera. Mbrëmë e përfundova dializën e sot menjëherë me gaz. Ta shohim tash. Megjithëkëtë unë do të jem në sallën e Kuvendit. Nuk dorëzohem lehtë”, i ka thënë Kelmendi Expressit.

“Me tregu të drejtën, pas trajtimit të dializës jam pak ma i dobët. Nëse përsëri hedhet përsëri gaz, jom ma në qosh andej edhe dal më shpejt”, thotë Kelmendi.

Kujtojmë se deputeti i LDK-së mbrëmë e përfundoi terapinë e hemodializës. Gjendja e tij shëndetësore nuk është shumë e mirë.

 

Shpërndaje në: