Gecaj ironizon: Ymeri pa dhunë do të shikojë si Nëna Terezë

Gecaj ironizon:  Ymeri  pa dhunë do të shikojë si Nëna Terezë

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka ironizuar me deklaratën e kreut të Vetëvendosjes, Visar Ymerit i cili për shenjtërimin e Nënës Terezë kishte thënë se Nënë Tereza na bënë krenarë por edhe na detyron të shikojmë si ajo.

Gecaj në një postim në facebook,  ka thënë se Ymeri do të mundte të shikonte si Nëna Terezë nëse do të hiqte dorë nga dhuna.

“MREKULLI apo DEMAGOGJI

Visar Ymeri: Nënë Tereza na bënë krenarë por edhe na detyron të shikojmë si ajo”. Vallë a është kjo mrekullia e tretë e tani Shën Terezës? A është e mundur që imituesi i liderit të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV) të ketë heqë dorë nga dhuna? Kjo duhet të ishte ashtu poqese ai tani e tutje do të “shikoj si ajo”! Apo ndoshta kjo është njëra në radhën e deklarimeve të tija demagogjike!”, ka shkruara Gecaj në facebook.

Shpërndaje në: