Genc Prelvukaj braktis muzikën?
Ai është ndër të parët që është marrë me rep muzikë në Kosovë. Por duket se tashmë ka gjetur një tjetër profesion. Genc Prelvukaj pas suksesit me këngën e fundit në bashkëpunim me Lyrical Son, “A t’merr malli”, po provon diçka tjetër.
Në një fotografi që ai ka publikuar në rrjetin social instagram, Genci ka zbuluar një ndër pasionet e tij më të veçanta, i cili është zhytja: “Shumë shpejt zhytës”. Por se a do e zëvendësojë muzikën me pasione të tjera Genci, kjo mbetet të shihet!



