Milano tronditet nga Genoa
Pas series prej pesë ndeshjeve pa humbje, Milani është mposhtur nga Genoa me rezultat 3-0, për të humbur rastin që këtë javë të kryesojë në Seria A.
Fitorja ndaj Juventusit të shtunën mbrëma konfirmoi formën e mirë të “Rossonerëve”, por sonte u mposht si mysafir i Genoas që ngrihet në pozitën e shtatë në tabelë me 15 pikë.
Golat për Genoan i realizuan Nikoviq, Juraj Kucka, i cili shënoi autogol dhe të fundit e realizoi Pavoletti.
Me këtë humbje Milani mbetet në pozitën e tretë me 19 pikë, aq sa ka edhe Roma në pozitën e dytë. Juve prin me 20 pikë. /Periskopi.com



