Gent Cakaj: Rama i bëri horë Merkelin e Macronin që nuk po ia liberalizojnë vizat Kosovës

Gent Cakaj: Rama i bëri horë Merkelin e Macronin që nuk po ia liberalizojnë vizat Kosovës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka folur në intervistën e dhënë në Kosovë edhe për shefin e tij, kryeministrin Edi Rama.

I pyetur nga gazetarës nëse Rama mund të ishte përfshirë në një marrëveshje me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ai deklaroi se kjo nuk ishte e vërtetë.

“Nuk ka asnjë lider shqiptar më dinjitoz se Rama, sa i përket interesave të Shqipërisë në veçanti, dhe po ashtu sa i përket interesave kombëtare në përgjithësi.” – tha ai.

Më tej, ai rrëfeu një përvojë personale me Ramën nga një episod në Samitin e Berlinit, ku tha se kishte menduar që Rama i kaloi kufijtë duke sulmuar Macronin dhe Merkelin për mos-liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Kurrë asnjëherë, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, nuk e ka mbështetur projektin e këmbimit territorial apo ndryshimit të kufijve.” – shtoi më tej z.Caka.

Kujtojmë se në samitin e Berlinit, Rama kishte pasur një përplasje të ashpër me kryeministrin e Kosovës, z.Ramush Haradinaj. /Periskopi

Shpërndaje në: